Gjobat në trafik deri në 1500 euro

Nga 1 janari i këtij viti në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin janë rritur gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion, shkruan Zëri.info.

Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se përmes këtij ligji synon rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Një ligj i tillë kishte hyrë në fuqi edhe në vitin 2016, megjithatë numri i madh i aksidenteve dhe rrezikshmëria në trafik kanë shtyrë institucionet që të rrisin edhe më shumë gjobat.

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se të gjitha veprimet e saj në shqiptimin e gjobave për kundërvajtje i realizon në bazë të ligjit.

Ndërsa ekspertë të çështjeve të sigurisë kërkojnë që të merren masa në uljen e numrit të aksidenteve dhe të shtohet siguria në rrugë. Ata e konsiderojnë rritjen e gjobave pozitive, por jo të mjaftueshme.

Rregulla të reja për shoferë e për këmbësorë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ligji i ri përcakton rregulla të reja për shoferë, për këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik. “Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, për këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentës së shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit, etj.”, thuhet një njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit