Haskuka ankohet se ish-kryetari Muja ia la të prishur kompjuterin e punës

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ankohet se ish-kryetari Ramadan Muja, ia ka lënë të prishur edhe kompjuterin e punës.

“As kompjuteri i punës nuk punon. Nga dita e parë jam duke e përdorë laptopin tim personal”, tregoi Haskuka në seancën e Kuvendit në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Ai, tha se Komunën e Prizrenit, e kanë gjetur në gjendje të rëndë.

“Imagjinoni mungon edhe lista e punëtorëve”.

Haskuka ka folur edhe për paditë që janë bërë ndaj Komunës.

Ai, ka ftuar të gjithë që bashkërisht të angazhohen për të përmisuar gjendjen në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit