Mësimdhënësit në grevë më 14 shkurt

Një orë mësimi grevë më 14 shkurt e dy orë më 20 shkurt. Ky ka qenë vendimi i Sindikatës së bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës si rezultat i pakënaqësive në mos përmbushjen e memorandumit që e kishin nënshkruar në fushatën zgjedhore Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli në emër të koalicionit PAN.

Në takimin e Këshillit Drejtues të SBASHK’ut u vendos që të nisë greva nëpër shkolla.

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Arsimit, Shkencës e Kulturës vendosi që më 14 shkurt në të dy ndërrimet nëpër shkollat e Kosovës të bojkotohet ora e parë e mësimit.

Këshilli e ndërmori këtë masë, pasi sipas SBASHK’ut qeveria nuk zbatoi marrëveshjen e nënshkruar më 5 qershor 2017.

Marrëveshja lidhej me statusin e mësimdhënësve të viteve ’90.

Greva, sipas SBASHK’ut, do të përshkallëzohet me bojkotim të dy orëve në dy ndërrimet më 20 shkurt.

SBASHK’u pret mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit për grevat e paralajmëruara.

Më Shumë

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit