2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Perla e Prizrenit në rrezik të shkatërrimit

Prizreni ka një numër të madh shtëpish të vjetra. Shumica e tyre tashmë janë zhdukur, por ka edhe të atilla që kanë mbetur dhe duhet të ruhen me fanatizëm. Ato shtëpi janë visare të çmuara, thotë për gazetën “Kosova Sot” Agim Berisha, historian. Shtëpia e vjetër e familjes Paçarrizi është shembulli tepër i rrallë i shtëpisë së banimit tradicional kosovar, me vlerë të madhe historike, artistike simbolike, qytetare dhe urbane. Shtëpia daton nga shekulli XIX. Është shpallur monument i mbrojtur në vitin 1955 dhe është përfshirë zyrtarisht në listën kombëtare të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës në vitin 2007.

Image

Muri kryesor rrezikon ta dëmtojë gjithë shtëpinë

Kjo shtëpi, ndër shtëpitë e bukura, vetëm në tavanet e saj ka mrekulli të punëdores, që edhe sot është shumë vështirë ta punojnë makinat më moderne. Shtëpia në katin e parë ka ballkonin që atëherë është quajtur “Xhamllëk”, që ishte i përbërë nga minderat, ulëse të kohës, pastaj brenda katit të parë është dhoma e shtëpisë, që shërbente për banorët e shtëpisë, kurse në katin e parë ishte edhe “hamamxhiku”, banjë e kohës, si dhe fllaniku, çarraniku. Mirëpo, tani muri kryesor është duke u lagur nga lagështia dhe rrezikon të dëmtohet, ankohet plaka Nehale Paçarrizi. Prof. dr. Simir Krasniqi shprehet për “Kosova Sot” se thotë se kjo shtëpi duhet të mirëmbahet, sepse është shtëpi e traditës.

Image

 

Kërkohet intervenim urgjent

Faton Ruxhi, nip i familjes Paçarrizi, një familje aristokrate e dikurshme e këtij qyteti, thotë se shtëpia e vjetër e kësaj familje nuk bën të lihet në mëshirën e kohës. Ai lut organet kompetente që të gjendet mundësia sa më urgjentisht të intervenohet që të shpëtohet nga rrënimi. Nëna Nehale Paçarrizi tregon se në këtë shtëpi ka shumë kujtime. “Ne do ta bënin ndonjë intervenim, por tashmë nuk kemi të drejtë pa lejen e organeve që merren me mbrojtjen e shtëpive të vjetra”, është shprehur ajo. Po qe se nuk vijnë më shpejt, ajo druan se kjo shtëpi mund të dëmtohet rëndë, ngase, sipas saj, muret e saj si dhe të tjerave janë nga qerpiçët, të cilët tani gjatë tërë dimrit janë lagur shumë. ‘Unë mendoj se kjo shtëpi ka shumë vlera dhe shpresoj se do të gjendet mundësia për të shpëtuar këtë trashëgimi në pjesën kryesore të Prizrenit, në rrugën e “Saraçëve”, në pjesën e vjetër të qytetit”, është shprehur ajo.

Më Shumë

Kryetari i Malishevës premton mbështetje për GLV “Llapusha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Grupit Lokal të Veprimit (GLV) “Llapusha”, të prirë nga...

Kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj reagojnë pas ndodhive në seancën e Kuvendit të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj përmes një reagimi publik kanë dhënë sqarime lidhur me...

Lajmet e Fundit