7.1 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

Thaçi thumbon ish-qeverinë e Bujar Bukoshit: UÇK-në e themeluam pa armë dhe pa para

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë luftës ka qenë edhe përfaqësues politik në Rambuje i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka treguar për kushtet në të cilat është themeluar kjo ushtri.
Madje, sipas tij, në ato kushte do të ishte e paimagjinueshme të themelohej një ushtri.

“Kur është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kemi pasur mjete teknike minimale, dhe sot kur e përmendim është diçka që pakkush mund ta besojë – pa armë, pa para, pa mbështetje ndërkombëtare, pa mbështetje masive qytetare. Sido që të jetë, ne në fund ia dolëm”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë një interviste për Ora News.

Sipas tij, lufta e UÇK-së pastaj siguroi mbështetje të gjerë qytetare dhe ndërkombëtare.

Presidenti ka thënë se deri më tani është arritur progres i madh në vend, por e ka pranuar se ka pasur edhe lëshime gjatë rrugëtimit të Kosovës.

“Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshme, natyrisht ka pasur lëshime, dobësi, gabime të cilat janë evidente, edhe më herët, por që do të mundohemi maksimalisht që t’i përmirësojmë”, ka thënë ndër tjera Thaçi.

 

Më Shumë

Më 28 Nëntor në Prizren përurohet shtatorja e komandantit, Tahir Sinani

Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, në Parkun e Qytetit të Prizrenit do të përurohet shtatorja e komandantit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Policia në Prizren i çon në stacion dy komisionerë që u kapën mes vete

Dy persona në Korishë të Prizrenit janë shoqëruar në Polici. Policia ka bërë të ditur se të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor pas...

Lajmet e Fundit