Abuzimi me pronat, shoqërohet në polici kryebashkiaku i Lezhës

Është shoqëruar në polici kreu i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 23 persona të tjerë.

Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në Bashkinë e Lezhës, ndërsa dosja është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj si dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë, ajo e tjetërsimit të pronave.

Mësohet se nga 23 urdhër arreste, janë ekzekutuar vetëm 8 prej tyre.

Të përfshirë në këtë skemë dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të Prefekturës dhe Hipotekave.

Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera në lidhje me këtë çështje.

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit