4.5 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Messi e ndjen presionin për ta fituar Kupën e Botës

Kampionati Botëror i futbollit i cili zhvillohet gjatë kësaj vere në Rusi, po llogaritet si një garë e rëndësishme për Përfaqësuesen e Argjentinës dhe ekipi “Albiceleste” është nën “loop” edhe për shkak të njërit prej lojtarëve më të mirë në botë, Lionel Messi.Duke folur para miqësoreve që Argjentina do t’i zhvillojë me Italinë dhe Spanjën, Leo Messi ka pranuar se ndjen krenari, e po ashtu edhe përgjithësi të madhe, kur njerëzit dhe tifozët po shfaqin përkrahje dhe optimizëm për të dhe Argjentinën në rrugëtimin e tyre në “Rusia 2018”.

“Kam parë gjithandej një numër të madh të njerëzve, të cilët dëshirojnë që ky Botëror të jetë pozitiv për mua dhe Argjentinën dhe ekziston një dëshirë e madhe tek ata, që ne ta fitojmë këtë kampionat”, tha Messi në programin televiziv “LA Cornisa”.“E vërteta është se, me të vërtetë më ka prekur shumë fakti se si njerëzit nga pjesë të ndryshme të botës, janë duke bërë tifo për Kombëtaren e Argjentinës dhe që unë të jem pjesë i këtij suksesi”, u shpreh pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.Kanë qarkulluar shumë spekulime, se a do të jetë ky kampionati i fundit i Lionel Messi me Argjentinën dhe nëse “Albicelestet” do të dështojnë ta fitojnë Kupën e Botës, atëherë Messi mendon se një numër i lojtarëve që për momentin janë pjesë e Kombëtares, do të duhet të pensionohen.“Ka një ndjenjë, që një pjesë e madhe lojtarëve do të luajnë për herë të fundit bashkë me Kombëtaren e Argjentinës. Është e qartë që, fatkeqësisht shumëçka varet edhe nga rezultati që do ta arrijmë në këtë Botëror”, tha pos tjerash Messi.I gjithë presioni te ky grup lojtarësh të Argjentinës, vjen edhe për shkak se tri herë kanë dështuar ta fitojnë këtë garë dhe pritshmëritë janë të mëdha.Messi ka përmendur edhe raportin e tensionuar, i cili ishte krijuar në mes mediave të Argjentinës dhe Kombëtares, lidhur me aferën e kanabisit ku ishte përfshirë Ezequiel Lavezzi.“Ata filluan të përmendin gjëra personale të lojtarëve, të cilat nuk kanë lidhje me sportin, vetëm e vetëm që ta fitonin këtë luftë dhe të mos i shihnin më në ekip, një numër të madh të futbollistëve që janë pjesë e skuadrës. Kështu që, fituam apo nuk fituam, luajtëm mirë apo jo, ata (mediat), dëshirojnë që disa lojtarë të largohen”, tha Lionel Messi. /insporti.com

Më Shumë

Policia shqiptoi 2373 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2373 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Bashkimi synon fitoren ndaj Prishtinës për të ruajtur kreun

Bashkimi i Prizrenit do të përballet sot me Sigal Prishtinën në një ndeshje të rëndësishme për të ruajtur kreun e Superligës. Ekipi prizrenas është...

Krijimi

Lajmet e Fundit