Spalletti tallet me Milanin

Ndërprerja e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve i jep mundësi atyre që nuk janë të përfshirë me përfaqësueset të kalojnë pak kohë pushim.

Kështu është edhe për trajnerin e Interit, Luciano Spalletti, i cili ka vendosur të kthehet në Firence gjatë kësaj periudhe. Tekniku, gjatë një xhiroje në qytet, është ndalur nga disa tifozë të Milanit, të cilët e kanë provokuar mbi derbin që do të luhet më 4 prill.

“Po fituam 3-0?”, e ka pyetur një tifoz Spallettin, i cili është përgjigjur menjëherë: “Edhe po ndodhi kjo poshtë nesh do të mbeteni”. Inter, në fakt, është në vendin e katërt me 55 pikë, ndërsa Milan ndodhet në të gjashtin, pesë pikë larg.

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit