33.5 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Rrugën e Kombit

Pranë tunelit të Kalimashit ka nisur protesta kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.

Top Chanel raporton se situata është tensionuar menjëherë dhe protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës.

Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar.

Agjentët në terren janë duke bërë verifikimet dhe do të nisin procedim për disa nga protestuesit.

Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendojes së taksës për Rrugën e Kombit.

10:20- Policia shqiptare ka bllokuar në Kukës automjetet nga Kosova.

Lajmin e ka bërë me dije Top Channel, me një fjali, ku shkruan se “policia bllokon drejtuesit e automjeteve nga Kosova për në Shqipëri”.

Kujtojmë se sot para tunelit të Kalimashit është paralajmëruar protestë kundër vendosjes së taksës rrugore.

Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes protestës kërkojnë heqjen e taksës rrugore.

“Ora 11:30 te tuneli i Kalimashit, mbahet protestë qytetare, pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Siç parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Kosova U14 gati për turneun FIBA YDF – Përzgjidhen 14 vajza dhe 14 djem nga Kampi Nacional në Prizren

Pas përfundimit të Kampit Nacional të Federatës së Basketbollit të Kosovës të mbajtur nga 21 deri më 26 korrik në Prizren, janë përzgjedhur lojtaret...

Lajmet e Fundit