Bashkimi nuk lejon befasi

Bashkimi e ka mposhtur rivalin fqinj, Golden Eagle Yllin, me shifrat 84:73. Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe ishte e vlefshme për javën e 25-të të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

incent Zollo me 18 e Mikaile Tmusic me 17 pikë ishin më efikasit te Bashkimi, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe kapiteni Qëndrim Biraj (12), Aaron Moss (11) dhe Altin Morina (10).

Ndërsa, te Golden Eagle Ylli, Michael Harmon e Alexis Wangmene kontribuan me nga 19 pikë. Pas kësaj fitoreje, Bashkimi mbetet në pozitën e dytë, tani me 45 pikë, ndërsa Golden Eagle Ylli renditet në pozitën e tretë me 39 pikë. Në javën e ardhshme Bashkimi është mysafir i Pejës, ndërsa Golden Eagle Ylli e pret Sigal Prishtinën.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit