16 palestinezë të vrarë në Gazë, qindra të plagosur

Ushtria izraelite ka vrarë 16 e ka plagosur disa qindra palestinezë gjatë protestave që u mbajtën në kufirin ndërmjet Gazës e Izraelit në prag të hapjes së Ambasadës amerikane në Jerusalem, transmeton Koha.net.

Shënimet për vrasjen dhe plagosjen i përcjell agjencia Reuters duke u thirrur në përfaqësues të organizatave shëndetësore.

Forcat izraelite kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj mijëra palestinezëve që kishin shkuar për të marrë pjesë në demonstrata.

Hapja e Ambasadës amerikane po ndodh në kohën kur palestinezët shënojnë 70 vjetorin e pushtimit.

Të gjitha fraksionet palestineze në Gazë kishin përkrahur ftesën për marshin milionësh të kthimit dhe kishin paralajmëruar se do të kaloheshin rrethojat e kufirit.

Izraeli më parë ua kishte tërhequr vërejtjen palestinezëve se do ta rrezikonin jetën po t’i afroheshin kufirit.

Protesta mbahet në prag të shënimit të “Nakba” ose “katastrofës”, me të cilën shënohet dita kur është themeluar Izraeli më 15 maj 1948 e kur nga fshatrat e tyre qenë dëbuar qindra mijëra palestinezë.

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem hapet nesër.

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit