Gjendet e vdekur një 16 vjeçare në Prizren (Video)

Në mesnatë, është gjetur e vdekur një e re 16 vjeçare në një objekt banesor në lagjen ” Bajram Curri”.

Hetuesi policor, Besim Rexhepi, ka bërë të ditur se policia mbrëmë në një objekt banimi në lagjen “Bajram Curri”, ka gjetur të vdekur pas konstatimit edhe të mjekëve, një person të gjinisë femërore.

Hetuesi policor, Rexhepi, më tej nuk dha hollësi të tjera rreth këtij rasti të rëndë, për shkak të hetimeve të filluara.

Sipas disa burimeve tona, viktima është një 16 vjeçare nga Fushë Kosova me inicialet D.K e cila ishte nxënëse e shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren./tvprizreni.com/

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit