Prizren:16-vjeçarja ra nga një ndërtesë me lartësi prej 25 metra

Rreth orës 00:05 pas mesnatës në rrugën “William Wolker”, në Prizren një vajzë e moshës 16vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Vesel Gashi nga Policia rajonale e Prizrenit.

Ai tha se viktima-femër ka rënë nga një ndërtesë me lartësi prej 25 metra duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.

Motivet nuk dihen ende policia po merret me rastin./Gazeta Express

 

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit