Ristrukturohet Pika e Vetëvendosjes në Atmaxhë

Lëvizja Vetëvendosje! ka ristrukturuar Pikën e saj në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.

Kryetar i kësaj pike është zgjedhur Valbon Gashi.

“Në vazhdën e shtrirjes sonë në çdo lagje dhe çdo fshat, u ristrukturua Pika e Atmaxhës”,njofton VV në Prizren.

Të pranishëm ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës Arbër Rexhaj e Drita Millaku, anëtarët e KZAQ-së si dhe sekretari organizativ Karanfil Haxhillari.

“Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren po rritet e zgjerohet vazhdimisht. Koncepti i saj socialdemokrat, afërsia me qytetar dhe së fundmi qeverisja e drejtë dhe në interes të qytetarëve në Prizren, ka bërë që shumë qytetar të afrohen rreth konceptit të LV-së”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit