Luanë, tigra dhe një jaguar ikin nga parku zoologjik në Gjermani

Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar kanë ikur nga parku zoologjik në Lünebach në perëndim të Gjermanisë.

Autoritetet lokale kanë këshilluar banorët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të telefonojnë policinë nëse shohin njërin nga këta pesë grabitqarë.

Nga kopshti ka ikur edhe një ari, por është vrarë, raporton AFP-ja.

Mediat gjermane raportojnë kanë ikur nga parku shkaku i vërshimeve nga të reshurat e mëdha që ndodhën të enjten mbrëma.

Parku i themeluar në vitin 1965 çdo vit vizitohet nga 70 mijë njerëz.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit