Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Haradinaj, “për sjellje banditeske”

Veprimi i djeshëm i kryeministrit Haradinaj, i cili gjatë ceremonisë për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, largoi me forcë një grua nga foltorja, ka ngjallur reagime të shumta.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri para se të flas për këtë ngjarje, ai duhet të jap dorëheqje. Madje, veprimin e Haradinajt, Haxhiu e quajti banditesk.

“Kryeministri Haradinaj para se të flas, duhet të kërkoj falje për sjellje banditeske dje! Në një vend normal, sot do të detyrohej të jap dorëheqje. Por fatkeqësisht në Kosovë e keqja është normalizuar!”, ka shkruar Haxhiu

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit