Numri i universiteteve në Kosovë, përplasen Çoçaj-Bytyqi

Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, nëse do të mbesin vetëm dy universitete publike në Kosovë, meqë ky i fundit, sipas tij, ka thënë se në vend duhet të mbesin vetëm dy universitete publike.

Ai po ashtu ka pyetur ministrin Bytyqi nëse do të ketë regjistrim të studentëve në vitin e ri akademik.

“Shqetësimet e studentëve, stafit akademik dhe qytetarëve janë të mëdha, pasi që është edhe koha kur do të fillojnë edhe regjistrimet në universitete. Duke u ndërlidhur me këto deklarata kemi edhe një proces të zgjedhjeve në Universitetit të Prizrenit, ku anëtarët e Këshillit Drejtues kanë bërë shkelje edhe të ligjit të arsimit të lartë edhe statutit të UPZ-së, edhe Këshillit Drejtues. Prandaj pyetja ime është, sa universitete do të mbesin, a do të ketë regjistrim të studentëve në vitin e ri akademik”, pyeti Çoçaj.

Ndërsa, në përgjigjen e tij, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi theksoi se kjo do të diskutohet në Qeveri ku njëri propozim ka të bëjë me profilizimin e gjithë universiteteve publike dhe i dyti propozon që profilizimet të shndërrohen në dy universitete.

“Nuk kemi deklaruar asnjëherë që do të mbeten vetëm dy universitete, qoftë në atë që e quani një në rrafshin e Dukagjinit dhe Universiteti i Prishtinës. Kemi thënë që ne do të bëjmë formimin e një grupi punues i cili është bërë me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm për ta bërë fizibilitetin e universiteteve publike. Mbi raportin e profesionistëve dot ë vendoset se si do të qasemi universiteteve publike me qëllimin që cilësia në Universitete publike të jetë me standard me të lartë, siç është Universiteti i Prishtinës. Ka qenë opsion që mund të mbeten vetëm dy universitete duke i kaluar në pjesë tjera që të jenë kampuse të këtyre dy universiteteve. Por tani jemi shumë më konkret, e kemi raportin e përfunduar dhe shumë shpejt ky raport do të diskutohet në Qeveri ku janë propozuar dy propozime, njëri ka të bëjë me profilizimin e gjithë universiteteve publike dhe i dyti që profilizimet të shndërrohen nd oshta në dy universitete”, tha Bytyqi.

Por me përgjigjen e ministrit Bytyqi, nuk ishte i kënaqur deputeti Çoçaj, i cili tha se nuk ka marrë përgjigjen e duhur. Ai përmendi disa raporte të mediave ku ministri dhe zyrtarët e MASHT-it kanë deklaruar se do të mbesin vetëm dy universitete publike. / Telegrafi/

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit