Evidentohen tejkalime të reja në rindërtimin e Teqes në Marash të Prizrenit

 

Punimet për rindërtimin e Teqes, të cilat janë duke u zhvilluar brenda kompleksit të mbrojtur të Marashit, nuk janë duke iu përmbajtur kushteve të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore dhe njëkohësisht këto punime janë duke e shkelur Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Në bazë të projektit të siguruar në QRTK Prizren, EC vëren se te kulmi ka tejkalim në krahasim me projektin e dorëzuar në Komisionin e MKRS-së dhe me të cilën është siguruar leja për rindërtim të Teqes në Marash.

EC Ma ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar bashkërisht edhe me konstatimet e QRTK Prizren pati reaguar ndaj mosnjoftimit të investitorit ndaj QRTK-së për fillimin e punimeve si dhe tejkalimeve në ndryshim të morfologjisë së terrenit. Për më tepër shih reagimin.

EC konsideron se institucionet qendrore përgjegjëse për trashëgimi kulturore bashkërisht me Komunën e Prizrenit duhet ti monitorojnë aktivitetet ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit. Për më tepër EC i bën thirrje Inspektoratit të MKRS-së dhe atij të Komunës së Prizrenit që t’i evidentojnë tejkalimet në projektet e aprovuara dhe të marrin masa sipas dispozitave ligjore përkatëse.

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit