7.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Ushtarët malazezë i bashkohen KFOR, “kallet” Serbia

Parlamenti i Malit të Zi pritet të vendosë sot për të dërguar ushtarakët e saj në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Por një gjë e tillë nga ministri serb i Mbrojtjes po konsiderohet si akt armiqësie ndaj Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka komentuar lidhur me debatin në Parlamentin malazez për shpalljen e dërgimit të pjesëtarëve të ushtrisë malazeze në Kosovë.

“Më vjen keq që udhëheqja e Malit të Zi vazhdimisht po harron se në Kosovë e Metohi ekziston Serbia, populli i Serbisë dhe interesat e Serbisë”-tha Vulin.

Anëtarët e Parlamentit malazez debatojnë sot për dërgimin e 40 pjesëtarë të ushtrisë malazeze në misionin “Përkrahja e vendosur” në Afganistan dhe dy oficerë të shtabit në KFOR në Kosovë, raporton Televzioni shtetëror i Malit të Zi

Në Partinë Demokratike Socialiste (DPS) të Malit të Zi besojnë se angazhimi i pjesëtarëve të ushtrisë malazeze në misionin ndërkombëtar në Kosovë kontribuon në ruajtjen e paqes në rajon, ndërsa opozita pretendon se ky vendim nuk është i mirë dhe as korrekt ndaj Serbisë dhe serbëve në Mal të Zi.

Më Shumë

La Liga, Mallorca dhe FFK urojnë Vedat Muriqin për ditëlindje

La Liga, RCD Mallorca dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë uruar ditëlindjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili sot feston 32-vjetorin. La...

Drenoci në përgatitje për 26 Prillin, ditën e daljes publike të UÇK-së

Në Drenoc të Rahovecit po vazhdojnë përgatitjet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në kuadër të shënimit të 26 Prillit – ditës së daljes publike...

Lajmet e Fundit