Serbët e Rahovecit nuk e lejojnë këngëtarin kosovar të xhirojë videoklip(Foto)

Një rast interesant ka ndodhur para disa dite në mes të këngëtarit kosovar Labinot Rexha dhe komunitetit serb në Rahovec.

Këngëtari kishte vendosur të xhironte pjesë të videoklipit në një lagje të Rahovecit, por që serbët atje ishin ndjerë të provokuar, pasi kënga kishte motive kulturore dhe patriotike shqiptare, shkruan Magazina.al

Serbët e lagjës kishin dalur në rrugë duke e penguar fillimin e xhirimeve, e që sipas këngëtarit edhe janë kërcënuar se ajo është pronë e Serbisë.

“Jemi kërcënuar se ajo është pronë e Republikës së Serbisë dhe çdoherë do të mbetet ashtu, qëllimi ynë ka qenë ta përcjellim mesazhin me konceptin e klipit ne përshtatje të objekteve më tradicionale për përcjelljen e nuses”, ka thënë këngëtari Labinot Rexha.

Ky është postimi i tij i plotë

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/serbet-e-rahovecit-nuk-e-lejojne-kengetarin-kosovar-te-xhiroj-videoklip-556988/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit