8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Kristo Frashëri: Kryepeshkopi Janullatos, përpjekje haxhiqamiliste për të manipuluar publikun e krishterë

kristoHistoriani Kristo Frashëri ka vijuar shkrimet e tij kritike ndaj kryepeshkopit Janullatos, duke u bazuar në ngjarjet e fundit të ndodhura në Përmet. Frashëri shprehet se kryepeshkopi ka bërë përpjekje haxhiqamiliste për të manipuluar publikun e krishterë.

“Ai thotë se më 16 gusht në Përmet u dukën skena të persekutimit ateist. Me këtë pohim, me siguri që Hirësia e tij Janullatos ka arritur kulmin e një qaramani mesjetar, i cili ankohet ditë e natë për asgjë. Ai thotë se policia private i goditi katër klerikët pa mëshirë. Edhe këtu kemi një trillim. Në filmin e dokumentuar të ngjarjes nuk shihet asnjë goditje “e pamëshirshme” të asnjë prifti nga policia. Në konceptin modern të së drejtës, në shumë vende të pavarura po shohim se po arrestohen dhe po dërgohen para gjyqit ministra po se po, por edhe kryeministra, madje dhe hierarkë të feve të ndryshme kur shkelin Kushtetutën, dhe jo më priftërinjtë e Përmetit, që nuk kanë fare respekt për ligjet e shtetit shqiptar. Përkundrazi, priftërinjtë e Përmetit, edhe pse e kundërshtuan policinë, nuk u arrestuan, as nuk u rrahën, por u lanë të lire”, shkruan Frashëri për “GSH”.

“Janë pak të thuash se këto janë shpifje në vështrimin e zakonshëm të sajesave që dikur qarkullonin kudo në pazaret e Gadishullit Ballkanik, përfshirë edhe në ato të Greqisë. Ato janë shpifje monstruoze të pakonceptueshme kur dalin nga pena e një prelati, i cili kudo ku shkon prezantohet me titullin “Doktor, Profesor dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës”, Akademi të cilën grekët e kulturuar mburren se e ka themeluar Platoni në shekullin V para Krishtit”, vijon më tej ai.

Më Shumë

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit