12.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

Prizren: Nuk e vodha TV-në në prag të dasmës

I akuzuari për vjedhje të rëndë H. A., në seancën e së enjtes të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka kundërshtuar aktakuzën e ngritur ndaj tij duke mohuar të ketë kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

I akuzuari ka thënë se në kohën kur pretendohet se e ka kryer veprën penale të vjedhjes, ka qenë duke u përgatitur për t’u martuar, prandaj dhe nuk ka pasur se si ta kryejë veprën penale me të cilën ngarkohet.

Me këtë arsyetim, ai ka kërkuar që aktakuza ndaj tij të hedhet poshtë.

Në anën tjetër, prokurorja Elfete Purova ka kërkuar nga gjyqtari i çështjes, Fatmir Krasniqi, që të mos e pranojë kërkesën e të akuzuarit për hedhjen e aktakuzës.

Sipas prokurores Purova akti akuzues është bazuar në prova të mjaftueshme dhe të arsyetuara, që mbështesin pretendimin e prokurorisë.

Gjyqtari Krasniqi pas dëgjimit të palëve në procedurë, ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit për hedhjen e aktakuzës, dhe pasi që i akuzuari ka hequr dorë nga ankesa ndaj aktvendimit, fillimi i gjykimit është caktuar për 12 shtator 2018, në ora 13:30.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prizren kundër H. A., të cilin e akuzon se më 24 qershor 2015, ka hyrë në shtëpi të të dëmtuarit Xh. S. dhe ka vjedhur një TV në vlerë prej 500 euro.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së personit tjetër, ka hyrë me forcë në hapësirat e mbyllura të shtëpisë së të dëmtuarit Suka, nga edhe e ka marrë televizorin e tij./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Qytetari i Kosovës paguan gjobë trafiku me kamatë 500 euro në Morinë

Moskordinimi shtetëror Kosovë-Shqipëri, pësojnë qytetarët. Kështu ka ndodhur me qytetarin e Kosovës i cili ka paguar gjobë trafiku me kamatë 500 euro në pikën...

Komuna e Prizrenit do të shpenzojë 150 mijë euro për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Hoçë të Qytetit

Rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Hoçë të Qytetit, e ndërtuar para më shumë se 10 vitesh, do t’i kushtojë Komunës së Prizrenit 150...

Lajmet e Fundit