Mulliri i Tabakhanës në Prizren, vendi ku disa njerëz besojnë se mund të shërohen fëmijët memecë! (Video)

Rrjedha e Lumbardhit përgjatë qytetit të Prizrenit është përdorur shumë për funksionimin e mullinjve, e të tillë dikur kishte shumë.

Sot në Prizren mund ta gjejmë vetëm një mulli,  atë të “Tabakhanës”, i cili përveç veçantisë dhe vjetërsisë së tij, ka hyrë edhe në legjenda të popullit, ngase thuhet se shëron fëmijët memecë.

Historiani Enver Batiu thotë për RTV Dukagjinin se ky mulli ka vlera të larta arkitektonike dhe etnologjike, por ka disa njerëz që besojnë se ai shëron fëmijët memec.

“Prizreni kishte një numër të madh të mullinjve, por sot ka mbetur vetëm me një të tillë, ai është mulliri i Tabakhanës. Është i veçantë dhe pronarët e tij janë ndërruar gjatë kohërave të ndryshme. Ky mulli ka hyrë në legjendat e popullit, dhe shpeshherë nënat të cilat nuk iu dëgjojnë fëmijët, i dërgojnë te ky mulli të dëgjojnë zhurmat e tij, dhe thuhet se po ta dëgjojë femja këtë zë, i hapet goja dhe fillon të flasë”, tregon historiani Batiu.

Mulliri është në pronësi të Maliq Gërmizajt, dhe ai tregon se ende vijnë njerëz për të kërkuar shërim te ky mulli.

“Ka efekte sepse të vjetrit jo rastësisht e kanë lënë legjendën se ky mulli shëron, bien fëmijë këtu, ka suksese, po normal se ajo është puna e Zotit, e jona është me i bërë rendin”, thotë pronari i mullirit.

Sipas historianit Batiu, mullinjtë e shumtë në Prizren që ekzistonin, kishin përgatitur këtë qytet të bëhej kryeqendër e shqiptarëve. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Lajmet e Fundit