Paraburgim vëllait që rrahu vëllanë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, i ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji të pandehurit me iniciale M.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Themelorja thotë se i dyshuar, më datë 01.09.2018, rreth orës 02:00, në shtëpinë e cila gjendet në Prizren, për shkak të disa mosmarrëveshjeve me të dëmtuarin me iniciale O.M., pasi që fillimisht janë fjalosur në restorantin “RESTO”, më pas i dyshuari shkon në shtëpi duke përdor dhunë ndaj të dëmtuarit të cilin e godet me grusht, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas gjykatës caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm pasi që i dyshuari me të dëmtuarin janë vëllezër dhe jetojnë në një shtëpi të përbashkët, “duke pasur parasysh se jemi në fazën fillestare ekziston rreziku permanent poqëse mbetet në liri mund të dëmtojë, asgjësojë provat dhe do të ndikojë tek dëshmitarët si dhe pjesëmarrësit e tjerë eventualë”.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 24 orëve, përmes kësaj gjykate, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit