6.7 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Prizren: Shpirti pushon më mirë pranë familjarëve të varrosur

Shumica absolute e kurbetçinjve kërkojnë me çdo kusht që eshtrat e tyre të pushojnë në vendlindjet e tyre. Njëri nga problemet që është mjaft karakteristik tashmë dihet se është varrimi. Njerëzit në jetë janë vazhdimisht në kërkim të një jete më të mirë. Kështu në Prizren, nga fshatrat janë dhjetëra mijëra persona, por për befasi shumica gati absolute e tyre kërkojë varrimin që ta bëjnë në vendlindje. Shumica e tyre në fshatrat e lindjes edhe s’kanë shkuar ndoshta as edhe për një ceremoni tjetër, por varrimin e lënë amanet ta bëjnë në vendlindje. Armend Gashi, psikolog, këtë çështjet e shpjegon për lexuesit e gazetës “Kosova Sot”. Ai thotë se e konsiderojnë si një nevojë të domosdoshme që njerëzit ta vënë kokën për herë të fundit aty ku edhe kanë lindur. Ai thotë se në aspektin psikologjik shpjegohet si një nevojë emocionale.

Varret e fiseve

Agim Elshani, historian, tregon se amaneti i varrimit është një amanet që zbatohet tek të gjithë popujt, por tek shqiptarët ka shumë arsye të jetë ashtu.”Ngase ata thonë se identifikimi i varreve ndryshe shpjegohet edhe në bazë të fiseve, si varret e Gashëve, Thaçëve, Berishëve, e kështu me radhë. Prandaj, ai amanet bëhet edhe si një nevojë e së ardhmes”, shpjegon ai. Kurse në aspektin fetar Orhan Bislimaj, sekretar i KBI-së në Prizren, është shprehur për “Kosova Sot” në këtë mënyrë. “Është e vërtetë, disa familje që jetojnë në qytetin e Prizrenit të vdekurit e tyre i varrosin në varrezat e vendlindjes apo fshatin e origjinës. Nga aspekti fetar islam nuk ka ndonjë parim që e bën të detyrueshëm këtë veprim, e as që e ndalon një gjë të tillë. Obliguese sipas fesë islame është varrosja e myslimanit në varrezat e përcaktuara për myslimanët, e jo në varrezat e jomyslimanëve. Kjo është e normuar, sikurse që është e normuar edhe përgatitja e të vdekurit, përfshirë larjen, qefinosjen, namazin, e deri në varrimin e tij. Ndërsa, varrosja e të vdekurit në vendin e origjinës kryesisht është një praktikë e lirë e besimtarëve. Nuk ka gjë të keqe, gjersa ekzistojnë mundësitë për një gjë të tillë.

Solidarizim me të vdekurit

Edhe Bashkësia Islame këtë praktikë e ka lënë në vullnetin e lirë të qytetarëve”, është shprehur ai. Sipas imamit, ekziston një bindje në popull se duke i varrosur në vendlindje, aty ku janë të varrosur anëtarët e tjerë të familjes, i mundësojmë të vdekurit që t’i takojë shpirtrat e atyre të afërmve, që kanë dalë më herët nga kjo botë!? “Pra, disi është një solidarizim ndaj të vdekurit që mos ta lëmë të vetmuar në varr. Natyrisht, është e vërtetë se shpirtrat e kanë botën e tyre dhe me lejen e Allahut mund të takohen gjatë jetës në varreza, e cila do të vazhdojë deri në ditën kur do të ndodhë kiameti (shkatërrimi i tërësishëm). Veçse, ky element nuk duhet të merret si arsye determinuese për këtë praktikë, sepse jeta e shpirtrave është tipike dhe dallon nga jeta në botën fenomenale. Që do të thotë se shpirtrat e njerëzve të vdekur mund të takohen, pavarësisht vendit dhe hapësirës ku janë varrosur”, tregon Orhan Bislimaj. Ne takuam disa të moshuar për të marrë mendimet e tyre. Adem Berisha tani e gjysmë shekulli jeton e vepron në kurbet, por djemve ua ka lënë amanet kurdo që të vdesë ta varrosin në vendlindje.”Këtë kërkesë e kam, sepse atje i kam prindërit e mi. Aty dua, me ta të jem edhe në botën tjetër”, pohon për “Kosova Sot” Berisha.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Derbi i Prizrenit në Superligën e femrave: Junior 06 sfidon Bashkimin

Sonte, basketbolli i femrave në Kosovë do të ofrojë një përballje emocionuese mes dy skuadrave prizrenase, KBF Junior 06 Moni Bau dhe KBF Bashkimi....

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025

Gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komuna, Arbër Zenuni, Komuna e Rahovecit, ka mbajtur seancën e parë të rregullt për...

Lajmet e Fundit