15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

ISIS vret dhjetëra luftëtarë që mbështeten nga ShBA

Një grup sirian për të drejtat e njeriut thotë se të paktën 68 anëtarë të forcave kurde që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara janë vrarë gjatë një sulmi të kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rreth 100 luftëtarë të Forcave Demokratike Siriane (SDF) janë të plagosur, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet.

Ky grup monitorues, që ka bazën në Britani, tha po ashtu se ka mësuar që ISIS-i ka sulmuar me rreth 200 luftëtarë, duke rimarrë fshatin Souseh dhe Baguth që gjenden në lindje të lumit Eufrat.

Grupi monitorues tha se ishte në gjendje që të dokumentonte se 24 luftëtarë të ISIS-it po ashtu janë vrarë gjatë këtij sulmi.

Vëzhguesi Sirian tha po ashtu se militantët e kanë kryer sulmin gjatë motit të keq, duke parandaluar që koalicioni i udhëhequr nga ShBA-ja të mund të ofronte ndihmë për forcat kurde. (REL)

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

Lajmet e Fundit