-1 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Histori: Çfarë ndodhi më 28 shtator?

Flota detare osmane1538 – Flota detare e Perandorisë Osmane korr fitore vendimtare ndaj flotes së Lidhjes së Shenjtë të Krishterë në Betejën e Prevezës. Pas kësaj – deri më 1571 kur humbi në Betejën e Lepantos – flota osmane do te ishte mbizotëruesja e vetme e Mesdheut duke detyruar Venedikun të dorëzonte kontrollin e ishujve dhe rajoneve detare nga Gjiri i Artës deri në brigjet dalmate. Në Betejen e Prevezes, por edhe më pas, flota osmane komandohej nga admirali Hajredin Baba-Oruç (Barbarossa – shqiptuar nga italianët – sepse ai ishte edhe mjekërkuq). Burime të ndryshe japin prejardhje të ndryshme mbi këtë gjeneral; disa thonë se ishte grek renegat, të tjerë, se ishte turk. Por ka plot burime që thonë se nëna e tij, Katerina, ishte greke nga ishulli Mytilene. Jakupi, babai i tij, ishte shqiptar që kishte marrë pjesë si jeniçer në pushtimin osman të ishullit Lesbos më 1462 dhe mbeti atje. Në librin “Victory of the West” Da Capo Press, 2007, autori Niccolo Capponi thote se “lindur në Mytilene në një familje shqiptare rreth vitit 1466, Hajredini atëhere quhej Hizir.”

1791 – Franca bëhet vendi i parë evropian që shpall emancipimin e popullsisë së saj hebreje. Para emancipimit, shumica e hebrenjve jetonte e izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Emancipimi ishte objektiv kryesor i hebrenjve të Europës të asaj kohe. Shumë prej tyre u bënë tepër aktivë politikisht dhe kulturalisht brenda shoqërisë civile që hebrenjtë të fitonin edhe te drejtën e shtetësisë. Pas kesaj ata filluan të emigrojnë në vende me mundësi më të mira ekonomike dhe sociale, si Britania dhe Amerika. Më vonë, kur u ballafaquan me regjime shtypëse, të tilla si Rusia Cariste ose me anti-semitizem të vazhdueshëm, disa hebrenj evropiane u kthyen në revolucionarë socialistë dhe zionistë, majtaj ose djathtas.
1885 – Trazirat shpërthejnë në Montreal ku njerëzit kishin dalë për të protestuar ndaj vaksinimit të detyrueshëm kundër lisë. Ndërtesa qeveritare u sulmuan, shtëpi u dogjën, shumë objekte u shkatërruan nga turma të zemëruara, ndërsa vetëm brenda dy ditëve të fundit mbi 300 njerëz të tjerë kishin vdekur nga lija.

1892 – Zhvillohet loja e parë natën për futbollin amerikan. Dy skuadra universitare në shtetin Wyoming dolën në fushë, por sistemi i ndriçimit u provua të ishte i pamjaftueshem për të ndriçuar stadiumin. Loja, që filloi me perëndimin e diellit, zgjati vetëm 20 minuta; dy skuadrat merren vesh të ndesheshin herë tjetër, ditën
1939 – Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik bien dakord për ndarjen e Polonisë, pasi t’a pushtonin atë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, Hitleri sapo kishte dhënë pëlqimin e tij për Operacionin Barbarosa kundër BRSS-së.

1960 – Kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu mban fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së në Nju Jork. Mes të tjerash ai shpreh dëshirën e Shqipërisë për rmarrëdhënie diplomatike me Britaninë dhe SHBA-në. Këto fjalë duket se u morrën pak seriozisht, pasi asgjë nuk kishte ndryshuar në qëndrimin e Shqipërisë që nga viti 1945 kur lidhjet ishin ndërprerë. Pak ditë para fjalimit, ndërsa kryeministri Shehu ndiqte punimet e Asamblesë, një grup emigrantesh politikë shqiptarë kishin dalë para selisë së OKB-se në Manhaten për të protestuar kundër shtypjes që Shqipëria komuniste ushtronte ndaj popullit te vet. Shumë prej protestuesve kishin në Shqipëri të afërm në burgje, kampe pune ose internim. Pak më tej protestës së tyre, një grup vorio-epirotësh gjithashtu po protestonte ndaj pranisë së kryeministrit Shehu në OKB dhe kundër keqtrajtimit të pakicës greke në Shqipëri. Shumë shpejt thirrje të ashpra filluan të shkëmbeheshin midis dy grupeve; pastaj fyerje, sharje, hedhje sendesh; shishe, kanaçe; përleshje me çadra, pankarta e grushta. Një skuadër policësh me kuaj u desh të ndërhynte; mes protestuesve pati lëndime të lehta dhe disa arrestime; ndërsa policia e Nju Jorkut paralajmëroi kryeministrin Shehu se nuk mund të siguronte mbrojtjen e tij nëse dilte jashtë lagjes Manhaten./voa/

Më Shumë

Basketbollistja e Vitit, Aulona Muhadri: Ky çmim është një reflektim i gjithë ekipit

Basketbollistja e talentuar e KBF Bashkimi, Aulona Muhadri, u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë për vitin 2024' në ceremoninë prestigjioze Laureatët 2024....

Aktakuzë ndaj një personi që drejtoi veturën i dehur dhe shkaktoi aksident ku mbeti i vdekur një i mitur në Korishë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Y.A., i cili ngarkohet se drejtoi veturën nën ndikimin...

Lajmet e Fundit