Reeker nderohet me çmimin ‘Duart e Shpresës’

Komuniteti shqiptaro-amerikan-logoKomuniteti Shqiptaro-Amerikan nderoi diplomatin amerikan, Philip Reeker me çmimin ‘Duart e shpresës’ për ndihmën e dhënë popullit të Kosovës. Në një mbrëmje të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në New York, ishin të pranishëm Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ministra të Qeverisë së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Diplomati Reeker mori çmimin ‘Duart e Shpresës’, i cili u jepet çdo vit nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan personaliteteve që kanë dhënë ndihmesë të veçantë në çështjet shqiptare., transmeton RTK.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi premtoi një të ardhme të përbashkët të popullit shqiptar dhe çmoi miqësinë me Shtetet e Bashkuara.

Para të pranishmeve foli edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I pranishëm në këtë darkë ishte edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky është viti i 17 që Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan jep çmime për personalitete të shquar të çështjeve shqiptare. Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan tani me e ka bërë traditë që në darkën vjetore në New York të nderojë individë, personalitete të njohura nga politika, qoftë amerikanë, shqiptare ose të tjerë, të cilët kanë ndihmuar kombin shqiptar.

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit