12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Serwer: Ramushi po përpiqet ta riparojë imazhin e tij

SerwerAnalisti amerikan, Daniel Serwer ka folur rreth vizitës së Ramush Haradinajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serwer ka thënë se kreu i AAK-së me vizitat që ka bërë në kryeqendrat evropiane dhe tani në Washington, po përpiqet ta rregullojë imazhin e tij.

”Kjo nuk është vizita e tij e parë në SHBA. Ai ka qenë këtu disa herë pas luftës. Ai po përpiqet tani ta riparojë reputacionin si një bashkëbisedues i moderuar dhe i besueshëm, pas një periudhe të vështirë gjatës së cilës e ka mbrojtur veten në Hagë”, ka thënë Serwer, Express

Analisti amerikan ka komentuar edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe krizës qeveritare. Koalicioni aktual nuk ka mundur javën e kaluar ta miratojë shitjen e PTK-së për shkak të mungesë së numrave në Parlament.

Serwer thotë se nuk e di nëse vendi do të mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Por, sipas tij, nëse në Kosovë dhe Serbi , ku po ashtu është përfolur mundësia për mbajtjes së zgjedhjeve, ndodhë një zhvillim i tillë atëherë do të afektohej procesi i dialogut.

”Vërtetë nuk e di nëse do të mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Por nëse ka, do të mund të shtyheshin bisedimet, por nuk do të duhej të kishte probleme me implementimin e marrëveshjes. Por është me rëndësi që ta kemi në mendje se ka edhe gjëra tjera duke ndodhur në botë. Catherine Ashton është negociatore e BE-së për programin nuklear të Iranit. Ajo mund të ketë probleme me agjendën gjatë muajve të ardhshëm”, ka thënë Serwer.

Profesori në Universitetin John Hopkins ka thënë se rreth njohjeve të fundit kanë ndikuar edhe bisedimet Kosovë-Serbi. Ai ka pohuar se shpreson se diplomacia ta shfrytëzojë këtë në mënyrë të suksesshme edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit