15.9 C
Prizren
E enjte, 6 Mars, 2025

Prizren: La veturën të pa frenuar që mbyti një fëmijë, dënohet me 18 muaj burgim

Një burrë është dënuar sot me 18 muaj burgim pasi më 2017 nuk e kishte frenuar veturën e tij, e cila kishte lëvizur dhe kishte lënduar një fëmijë për vdekje, e një person tjetër e kishte bërë për spital, bën të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I.B. nga Prizreni, për shkak se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 378 para.9 lidhur me par.6. të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale I.B. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje bëhet e ditur se i dënuari me datën 02.03.2017, rreth orës 16:30 minuta në Prizren duke shkelur ligjin mbi trafikun publik, vepron në kundërshtim me nenin 92.5 e lidhur me nenin 150 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, aq sa vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që me automjetin e tij të markës “Mercedes 124” ,në momentin e ndalimit të automjetit nuk i ndërmerr të gjitha masat e duhura që automjeti të mos lëviz dhe t’i shmanget ndonjë aksidenti, momentin kur del nga automjeti , ai fillon të lëviz mbrapa ku edhe e godet viktimën – fëmijën me iniciale H.Xh. , ku si pasojë pëson lëndime të rënda trupore, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin Regjional në Prizren – Qendra Emergjente ku edhe ndërron jetë në ora 18:30 minuta.

Ndërsa të dëmtuarit me iniciale M.Xh. i shkakton lëndime të rënda trupore të konstatuara nga eksperti mjeko ligjor.

Më Shumë

Peja 03 në super formë shënon fitore ndaj Junior 06

Peja 03 triumfoi ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 109:56 (31:14, 33:13, 22:14, 23:15) në javën e 14-t të Superliga Femrat. Sfida nisi me...

I mituri lëndohet aksidentalisht me armën e axhës në Malishevë

Një i mitur dyshohet se është lënduar aksidentalisht të shtunën në Pagarushë të Malishevës me armën e axhës së tij.  Policia e Kosovës ka bërë...

THINK OF IT

Lajmet e Fundit