23.4 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Vdes Bujar Gjergjealo, deputeti i 2 Korrikut 1990

Në moshën 72 vjeçare ka vdekur mbrëmë ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, i asaj përbërje që 28 vjet më parë shpalli Deklaratën Kushtetuese, që në histori tash më njihet si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, me të cilën institucionalisht iu vunë themelet shtetit të pavarur të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur klubi basketbollistik “Bashkimi”, ku Gjergjeala kishte kryetar.

Ata përmes një njoftimi kanë nderur figurën e basketbollit prizrenas.

“Sot me shumë pikëllim pranuam lajmin që ndërroi jetë njëri nga figurat kryesore të basketbollit prizrenas z. Bujar Gjurgjeala. Ai përveç kontributit të palodhur dhe te vazhdueshëm në basketboll, ishte edhe një patriot që bëri shumë për çështjen kombëtare. Ishte një mësues, një këshillues dhe bashkëpunëtor i shkëlqyer. Të qoftë i lehtë dheu, do të na mungosh!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shkruar në Facebook se Bujar Gjurgjeala ishte inspirim për të gjithë.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Bujar Gjurgjealës, deputetit të shquar të legjislaturës e cila nën masat e okupimit e shpalli Kosovën Republikë. Me 2 korrik para 28 vitesh, axha Bujar para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës dhe në kushte të rrethimit nga forcat policore e ushtarake, atëbotë deputetëve u patë lexuar deklaratën e pavarësisë. Për këtë veprim ai u përndjek gati për një dekadë, mirëpo guximi i tij inspiroi të rinjtë e të vjetër, për të këmbëngulur në të drejtën e Kosovës për vetëvendosje. Familjarëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime. U prefsh në paqe axha Bujar!”, ka shkruar Haskuka.

Më Shumë

Në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person godet tjetrin me mjet të fortë

Një person dyshohet se ka sulmuar me mjet të fortë një tjetër në oborrin e Gjykatës në Suharekë. Rasti ka ndodhur mes personave që ishin...

Aksidentohen dy çiklistë në Prizren, njëri përfundon në QKUK

Një aksident ka ndodhur dje në Prizren mes dy çiklistëve. Për pasojë, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime, të cilët u dërguan për...

Lajmet e Fundit