Arrestohet një burrë në Prizren për “detyrim”

Me datën 5 dhjetor 2018 Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘detyrim’, e cila ka ndodhur në Prizren, ku pas një pune hetimore të njësive relevante policore në Prizren dhe në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuar (P. D.), i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘detyrim’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Person i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet se përmes telefonit me mesazh e ka kërcënuar viktimën duke i kërkuar para. I dyshuari është i njohur për organet e rendit për vepra të këtilla.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit