19.1 C
Prizren
E diel, 9 Mars, 2025

Dënohet prizrenasi me 16 muaj burgim për tentim-vrasje


Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale E.XH. nga Prizreni, për shkak se ka kryer dy vepra penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të akuzuarin me iniciale E.XH., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muaj për veprën penale “vrasje në tentativë”, ndërsa për veprën e dytë, “mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”, i shqipton dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 muaj.

“Në kuptim të nenit 80 të KP-së, të akuzuarin me iniciale E.XH. i shqiptohet dënimi UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajve sepse me datën 21.08.2013 rreth orës 17.35 minuta në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake me dashje tenton t’i privojë nga jeta H.K. dhe I.K., në atë mënyrë që gjersa i I.K. ishte duke drejtuar automjetin ‘Golf 4’, ku pasagjer në pjesën e përparme të automjetit ishte edhe H.K., papritmas i akuzuari me iniciale E.XH. del para automjetit, drejton fillimisht pistoletën kah automjeti ku I.K. arrin që të devijojë rrugën duke shpejtuar lëvizjen e automjetit, me ç’rast nga prapa nga një largësi prej 10 metrave i akuzuari me iniciale E.XH. me armë-pistoletë të modelit të panjohur shkrep njëherë në drejtim të veturës dhe godet me predhë xhamin e derës së bagazhit në pjesën e pasme, ashtu që shkakton një vrimë dalëse edhe në pjesën e përparme të gjamit të automjetit duke u ndalur përfundimisht predha në kapakun e motorit”, thuhet në njoftimin

Më Shumë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Prizreni marshon për barazi, drejtësi dhe siguri

Për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, aktivistet dhe aktivistët e Prizrenit kanë organizuar marshin tradicional, me kërkesën për barazi, drejtësi...

Kuvendi i Prizrenit me seancë solemne nderon Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve

Epopeja e UÇK-së është shënuar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit me një seancë solemne, ku është theksuar se kjo ngjarje simbolizon guximin, vendosmërinë...

Lajmet e Fundit