Haradinaj tregon se kur do të marrin fund grevat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth grevave të vazhdueshme që po ndodhin në vend. Haradinaj ka thënë se këto problem do të rregullohen kur të votohet ligji i pagave.

Ai madje ka thënë se i kupton të gjithë grevistët. Sipas tij është normale qe të ketë greva, shkruan Insajderi.

“Grevat janë rezultat i ligjit, të gjithë po kërkojnë pozicion me të mirë në ligj, deri sa të votohet ligji të gjithë kanë me protestu, me gjete një pozitë më të mirë. Është shumë normale që të ketë greva, të gjithë po e kanë frikën, për shkak se që 20 vjet nuk ka pasur ligj për paga. Ka pasur rritje për arsimin, do të pasojnë rritjet, mirëpo do të kemi ligj për paga”, tha kryeministri para gazetarëve.

I pyetur për rrëzimin e qeverisë, kryeministri tha se një gjë e tillë është përmendur që nga fillimi, por asgjë nuk ka ndodhë.

“Sa i përket rrëzimit të Qeverisë, kjo vazhdon që nga dita kur ja kom nis, Kur Kuvendi i ka 61 vota atëherë le të vendos dhe unë e respektojë”, deklaroi kryeministri.

Haradinaj i bëri me dije SBASHK-ut, që të gjitha orët e humbura mësimore do të kompensohen, ani pse një deklaratë e tillë nga përfaqësues të SBASHK-ut po konsiderohet vetëm si presion për ndalimin e grevës./Insajderi.com

Më Shumë

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Lajmet e Fundit