12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Berisha hap fushatën zgjedhore me të rinjtë prizrenas

Zafirberisha-nis fushatenKandidati i BD-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha sot hapi fushatën zgjedhore me të rinjtë e qytetit të Prizrenit. Berisha tha se rinia vazhdimisht ka qenë promotor i ndryshimeve në interes të qytetarëve.

“Unë besoj shumë se edhe kësaj radhe rina do të jetë në ballë të ndryshimeve të shumë pritura në Prizren dhe Kosovë që me pjesëmarrjen e tyre aktive në zgjedhje më tre nëntor do të ndëshkoj krimin e organizuar dhe korrupsionin që për fat të keq është instaluar në qeverisjen komunale dhe qendrore”, tha Berisha.

Ai ndër tjera tha se prioritet i prioriteteve do të jetë punësimi i të rinjve me qëllim që institucioneve ti jepet një shtytje që ata që punojnë nëpër institucione një herë e përgjithmonë ta dinë që janë në shërbim të qytetarëve dhe jo patron siç ka ndodhur tash e 14 vite pas luftës.
Ndërkaq, kryetari i Rinisë së Bashkimit Demokratik njëkohësisht dhe kandidat për Kuvend të Komunës së Prizrenit, Gani Gërmizaj tha se Rinia është periudha kohore nga e cila merren vendimet kryesore për pjesën tjetër të jetës.

“Energjitë dhe forcat që ju mbartni janë shumë më të mëdha nga ato që mendoni, përpiquni që ti përdorni në interes të shoqërisë”, tha Gërmizaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc. Plagë nga...

Koncerti i parë i Bryan Adams në Tiranë, mbi dy orë me hite dhe emocione të fuqishme

Bryan Adams një nga artistët më me ndikim dhe me disqet më të shitur të të gjitha kohërave, me llojin e tij të rok-ut...

Lajmet e Fundit