Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje me koordinatorin nacional për Kulturë, Rini e Sport

Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur marrëveshje me koordinatorin nacional për Kulturë, Rini e Sport në Qeverinë e Kosovës

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me z. Rexhep Hoti koordinator nacional në Qeverinë e Kosovës për Kulturë, Rini e Sport. Marrëveshje ka për qëllim avancimin e pozitës dhe përforcimin e kapaciteteve intelektuale së studentëve në kreativitet kulturor, mendim kritik dhe sport si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të interesit të përbashkët të të dyja palëve.

Përfaqësuesit e të dy institucioneve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe u zotuan se do të përkushtohen në arritjen e objektivave.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Lajmet e Fundit