Këtë vit hiqet ndërrimi i orës

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa shtesë për të shfuqizuar llogaritjen e kohës së verës dhe dimrit.

Komiteti i Parlamentit Evropian votoi sot me 23 vota për dhe 11 kundër ndalimit të lëvizjes së orës që kishte ndodhur për dekada në baza vjetore, në pranverë dhe në vjeshtë, transmeton AP.

Mbetet për deputetët të vendosin se çfarë ore – verore apo dimërore – do të miratohen në të ardhmen, ndërsa në BE ka ndryshime në lidhje me cilën nga këto dy orë duhet të bëhet standard.

Shumë shtete anëtare kanë krijuar një ndryshim në kohë gjatë krizës së naftës në vitet 1970 si një përpjekje për të kursyer energji, transmeton KosovaPress.

Që nga viti 1996, të gjitha vendet e BE-së ndryshojnë orën në të njëjtën kohë.

Propozimi tani shkon përpara Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Më Shumë

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Lajmet e Fundit