Thaçi i vlerëson historike zgjedhjet e sivjetshme lokale

Thaci-GualtieriKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti shefin e vëzhguesve për zgjedhje nga Komisioni Evropian, Roberto Gualtieri. Ai e falënderoi Roberto Gualtieri, për vizitën e tij dhe për pranimin e ftesës nga Komisioni Evropian për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Në takim kryeministri Thaçi e njoftoi përfaqësuesin e Komisionit Evropian rreth procesit zgjedhor dhe shprehu gatishmërinë e tij të plotë për t’i dhënë mbështetje procesit të zgjedhjeve lokale, për të cilin tha se ka filluar në një frymë fer, të lirë dhe demokratike.

Kryeministri Thaçi theksoi rëndësinë historike që kanë këto zgjedhje me faktin se organizohen për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka përmbushur me kohë të gjitha obligimet që i takojnë në raport me Komisionin Qendror Zgjedhor lidhur me organizimin e zgjedhjeve dhe i ka dhënë mbështetjen e plotë këtij komisioni, si organ përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të 3 nëntorit – u shpreh kryeministri Thaçi.

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor do t’i hap rrugë integrimeve evropiane, për çka janë duke punuar fuqishëm institucionet e Kosovës – tha kryeministri Thaçi në takim me shefin e vëzhguesve të zgjedhjeve të Komisionit Evropian.

Shefi i vëzhguesve për zgjedhje nga Komisioni Evropian, Roberto Gualtieri, falënderoi kryeministrin Thaçi për rolin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 3 nëntorit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Lajmet e Fundit