9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

DKA-ja e Prizrenit kërkon përgjegjësi nga drejtorët e shkollave për zëvendësimin e orëve të humbura

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se do të insistojë në zbatimin e vendimit të ministrit të Arsimit për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë arsye edhe do të kërkojë nga drejtorët e shkollave që të jenë në nivel të përgjegjësive që kanë dhe të ushtrojnë mandatin ligjor. Sipas kësaj drejtorie, të shtunën, procesi edukativo-mësimor është zhvilluar në 20 shkolla të Komunës së Prizrenit, derisa në 2/3 e shkollave nuk është realizuar kompensimi i orëve.

“Në zbatim të Vendimit të ministrit të Arsimit të datës 26.02.2019 për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve, me datën 23 mars 2019, procesi edukativo-mësimor është zhvilluar në 20 shkolla të Komunës së Prizrenit, ndërsa shkollat tjera nuk e kanë zbatuar vendimin”, ka thënë drejtori i Arsimit, Skender Susuri.

Me këtë rast nga drejtorët e shkollave është kërkuar që t’i dërgojnë dëshmitë lidhur me mbajtjen e takimeve me mësimdhënësit rreth çështjes së kompensimit të orëve.

Më Shumë

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit