11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Që nga paslufta, nga ethet hemorragjike në Malishevë kanë vdekur 18 persona

Që nga paslufta, nga ethet hemorragjike Krime Kongo kanë vdekur 18 persona në Komunën e Malishevës.

Për të parandaluar më të keqen, kjo komunë, si masë preventive, filloi re-pilimin e kafshëve shtëpiake. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Malishevë, thonë se këtë vit, tre qytetarë janë pickuar nga rriqrat, ndërsa kaluan pa pasoja fatale.

Ethet Hemorragjike Krime Kongo vazhdojnë të jenë problem për Komunën e Malishevës, ndonëse nga viti 2014, përveç pickimeve nuk ka pasur viktima. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së rriqrave, Komuna e Malishevës ka filluar masat preventive. Kështu tha për televizionin publik nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha, sipas të cilit, pickimi nga rriqrat në të kaluarën mori edhe disa jetë njerëzish.

” Malisheva ka vuajtur nga prezenca e virusit të etheve hemorragjike viteve të kaluara. Nga paslufta, deri në fund të vitit 2013, Malishevës kjo i ka kushtuar me 18 jetë njerëzish. Duke e marrë parasysh se Komuna e Malishevës është e ekspozuar ndaj Etheve Hemorragjike Krime Kongo, kemi filluar me kohë ndërmarrjen e masave preventive që kanë të bëjnë me sensibilizimin e qytetarëve dhe repilimin e kafshëve”, tha Berisha.

Ndërmarrjen e këtyre masave e kanë mirëpritur qytetarët. Feim Hoxha, njëri nga ta, tha se ndërmarrja e masave, po jep efekte pozitive.

“Malisheva në vazhdimësi ka probleme me rriqrat. Por, viteve të fundit, falë angazhimit të Komunës dhe institucioneve qendrore, punët po shkojnë më mirë. Dhe, fatmirësisht nuk kemi viktima e as të infektuar”, tha ai.

Por, edhe përkundër ndërmarrjes së masave preventive, me fillimin e ngrohjes së motit, pickimet nga rriqrat, kanë filluar. Kështu tha edhe kryeinfermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Malishevë, Valbona Gashi.

“Edhe këtë vit pickimet nga rriqrat kanë filluar. Rastet e para vetëm janë paraqitur. Janë tre qytetarë që janë drejtuar te ne për t’i hequr rriqrat. Këto vitet e fundit kemi qenë mirë, edhe përkundër numrit të madh të të pickuarve nga rriqrat. Shpresojmë edhe këtë vit ta kalojmë mirë e mos të kemi viktima”, tha ajo.

Kryeinfermierja Gashi u rekomandon qytetarëve të pickuar nga rriqrat që assesi ato të mos i largojnë vetë, por të drejtohen në QKMF për trajtimin e nevojshëm. Që nga paslufta e deri në fund të vitit 2013, në fshatra të Komunës së Malishevës, kanë vdekur 18 qytetarë nga ethet hemorragjike Krime Kongo.

Më Shumë

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

Bashkimi synon fitoren e parë në FIBA Europe Cup ndaj skuadrës franceze Dijon

Bashkimi do të përballet të mërkurën me skuadrën e njohur franceze JDA Dijon, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në FIBA Europe...

Lajmet e Fundit