Një i vdekur dhe katër të lënduar-aksident në fshatin Celinë

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak çastesh në aksin rrugorë Prizren – Gjakovë.

Zyrtari i Policisë për regjionin e Gjakovës, Ahmet Hasi ka thënë për Gazetën Insajderi se “ky aksident ka ndodhur në mes të dy automjeteve pra me udhëtar”.

“Për momentin e kemi një viktimë fatkeqësisht në vendin e ngjarjes në aksin rrugojë Prizren – Gjakovë, në fshatin Celinë, janë katër të lënduar për momentin të cilët i kemi dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjakovë”, ka thënë Hasi. /Insajderi.com

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Lajmet e Fundit