25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Qeveria e Kosovës miraton rregulloren për organizim të brendshëm të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar Projekt Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Ministri Gashi tha se “Objektivat kryesore të kësaj projekt-rregulloreje janë organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në harmoni të plotë me Ligjin për Administratën Shtetërore të Kosovës.

Po ashtu, ministri Gashi tha se “miratimi i kësaj rregulloreje do të sjellë qartësi të një niveli më të lartë, dhe do të ndikoj edhe në përformancën e stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, pasi që do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në funksionimin e strukturës organizative. Dispozitat e kësaj Rregulloreje janë në përputhje me dispozitat e legjislacionit të BE si dhe me prioritetet e Qeverisë së Kosovës”.

“Kjo Rregullore ka kosto buxhetore mirëpo nuk krijon obligime buxhetore shtesë pasi që mjetet financiare do te ndahen nga linja për Paga dhe Mëditje e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Po ashtu nuk ka nevojë për krijim të mekanizmave shtesë, sepse mekanizmat për zbatimin e saj tanimë janë funksionale. Duke marr parasysh atë që u tha me lartë, kërkoj nga ju aprovimin e Rregullores”, shtoi ministri Gashi.

Më Shumë

Alishani ngre akuza për përplasje në kabinetin e Totajt, Lamaj i hedh poshtë

Asambleistja e Vetëvendosjes në Kuvendi Komunal Prizren, Dafina Alishani po pretendon për një përleshje fizike mes shefit të kabinetit të kryetarit të Shaqir Totajt,...

Hasani e pranon se kishte kërkesë për mbështetje nga VV-ja, tregon kushtin e tij

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka pranuar se ka pasur kërkesa nga Lëvizja Vetëvendosje që ta mbështesë Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të...

Lajmet e Fundit