Haradinaj pret sipas shembullit të Suharekës të bëhet kryeministër

bali muharremiNën tingujt e daulleve dhe vuvuzeleve në palestrën e sporteve “13 Qershori” sot në Suharekë, lideri i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë para mbështetësve të kësaj partie se koalicionet për të cilat është folur shumë, nuk do të ndodhin. Duke u shprehur i sigurt në fitoren e partisë së tij në Suharekë, ai ka thënë se modeli i fitores në këtë komunë do të bartet edhe në nivelin qendror për AAK-në. “Koalicionet që thuhen nuk do të ndodhin. Ajo që duam është t’i japim Kosovës një ekip fituese ashtu si ia keni dhënë ju Therandës, duam t’ia japim edhe Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

“Prandaj e marr pjesën time të obligimit që t’i japim Kosovës fitoren ashtu siç ia keni dhënë ju Therandës më 2009 dhe sot”, është shprehur lideri i AAK-së, i ekzaltuar para masës së zhurmshme duke e quajtur Suharekën një shembull të mirë për demokracinë.

Kandidatin e kësaj partie për kryetar të Suharekës, Bali Muharremajn, Haradinaj e ka cilësuar njeriun e vërtetë dhe të duhur për postin që e aspiron. Koha Ditore e citon Haradinajn të ketë thënë se “Unë po besojë që me ndihmën tuaj do të jem kryetar i qeverisë shpejt, i Qeverisë së Kosovës, i një qeverie me të vërtetë që është e juaja, ku Theranda keni me qenë vendimmarrës, jo ndihmës, por vendimmarrës”, transmeton koha.

Kandidati për kryetar të Suharekës nga AAK-ja, Bali Muhharremaj ka thënë se moto e fushatës së tij për të marr postin e kryetarit është “zhvillimi i përshpejtuar ekonomik” që paraqet vazhdimësi të “Kodit të zhvillimit” që, sipas tij kryetari aktual Blerim Kuçi e ka realizuar në masën 98 për qind. Ndërkaq Blerim Kuçi ka thënë se derisa komunat tjera do ta presin 3 nëntorin për t’i ditur udhëheqjet e reja komunale, Suhareka po e bënte këtë të hënën me 7 tetor. “Sot Theranda po ia jep besimin Bali Muharremajt dhe AAK-së”, është shprehur ai.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit