16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Vetëvendosje! në Vermicë, shpalos alternativën për Malishevën

Krasniqi-Vermice-MalisheveKandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i  shoqëruar nga bartësi i listës për asamblenë Komunale, Muhamet Bytyçi, nga anëtari i kryesisë së Vetëvendosje!-s, Gani Krasniqi, kandidatja për asamblenë, Libade Gegaj, dhe kandidati nga Vërmica për asamblenë,  Bekim Gashi, kanë shpalosur alternativën lokale për Malishevën në fshatin Vërmicë.

Krasniqi tha se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit do të ndryshohet mënyra e  qeverisjes dhe marrëdhënia midis qeverisë lokale dhe qytetarëve.

“Qytetarët, mirëqeverisja dhe mirëqenia e tyre, do të jenë qendra dhe pika e referimit ku do të përqendrohet vëmendja e kryetarit të Komunës”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, disa nga prioritetet e Lëvizjes Vetëvendosje! janë: bujqësia, me mundësitë e reja të  punësimit; përmirësimi i gjendjes së shërbimit shëndetësor dhe  cilësisë së sistemit arsimor; ambienti dhe turizmi rural, si mundësi e  re për punësim dhe zhvillim.

“Pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Malisheva dhe Vërmica do të jenë  ndryshe, do të frymojnë lirshëm dhe me një dinamikë të re; do të  shihet dora e shtetit në projektet e fshatit dhe do të punohet me përpikëri për projekte sa më cilësore dhe në shërbim të qytetarëve,  pa dallim?”, tha Krasniqi.

Në fund, ai foli edhe për projektet që ka për fshatin Vërmicë, si ujësjellësi, kanalizimet për disa lagje, rruga e Lagjes së Ukajve, ura dhe ambienti. Gjithashtu, ai bëri thirrje për mbështetje për Lëvizjen Vetëvendosje!. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malishevë: Dy raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Malishevë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress. Një femër kosovare...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Lajmet e Fundit