Thaçi keqpërdori institucionet publike të Malishevës për fushatë elektorale!

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin se ka keqpërdor institucioneve publike për fushatë zgjedhore.
“ Një ditë pas shtrëngimit të duarve me Ivica Daçiqin, Kryeministri sot erdhi për të shtrënguar duart me Isni Kilajn, për të vazhduar kështu keqpërdorimet me hapësirën publike. Përveç trafikut dhe kaosit që shkaktoi në qytet, me karvanin e veturave luksoze, për disa orë ai pengoi edhe punën e Administratës Komunale të Malishevës, e cila me urdhër të kryetarit në ikje, Isni Kilaj, u detyrua që pavullnetshëm t’i duartrokasë kryeministrit Thaçi, i cili në njërën anë deklarohet për fushatë të qetë dhe të ndershme, e në anën tjetër tregon shembullin më të keq se si abuzohet me institucionet, pasurinë, hapësirat publike, makinat zyrtare, si dhe bllokon rrugët, në emër të pozitës zyrtare, për qëllime partiake.

Ne ja rikujtojmë Kryeministrit dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, se shërbyesit civilë paguhen nga buxheti i shtetit për të kryer shërbime për qytetarët dhe jo të duartrokasin në mitingje e takime elektorale të PDK-së. Gjithashtu, ia bëjmë me dije pushtetit lokal në ikje se, shumë shpejt, përmes verdiktit të popullit, do t’i ndalim këto praktika të mbrapshta dhe do t’ia kthejmë dinjitetin e lirinë shërbyesit publik, dhe qytetarëve të Malishevës në përgjithësi”, thuhet në reagimin e VV-së në Malishevë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit