Familja Sope nga Zhuri, ia shtrin dorën e pajtimit familjes Hajredini nga Randobrava

Familja Sope nga Zhuri, të martën ia ka shtrirë në konakun e saj dorën e pajtimit familjes Hajredini nga Randobrava,  për aksidentin fatal , ku humben jetën  tre anëtarë të familjes zhurjane, babai me dy djemë të tij. Kështu e ka burrëria dhe  nderi i shqiptarit, që në raste më të vështira sikurse është humbja e babait dhe dy vëllezërve të tij në aksidentin trafiku, Kushtrim Sope nga Zhuri gjen forcë shpirtërore duke e mposhtur dhimbjen, duke ia shtrirë dorën e pajtimit familjes Hajredini.

Një ndër personat kryesor që është angazhuar që të arrihet deri tek pajtimi i këtyre dy familjeve, ishte kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj. Ai në vendin ku kishte ndodhur aksidenti fatal , tha se akti i sotëm i familjes Sope, tregon karakterin dhe nderin e saj përkundër dhimbjes për humbjen e më të dashurve të saj.

Një gjest i tillë na bën krenar të gjithë zhurjanëve, të cilët vijojnë të shquhen me akte të burrërisë, theksoi ai. Fetah Bekolli, aktivist i palodhur në pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në mbarë vendin tonë, ishte i pranishëm në këtë ngjarje, duke dhënë dhe ai kontribut për shtrirjen e dorës së pajtimit mes këtyre dy familjeve.

Ai,  aktin e familjes Sope e quajti bujar, të ndershëm dhe human, duke e mposhtur dhimbjen përkundër fatkeqësisë së madhe që e kishte pllakosur atë.

Pjesë e angazhimeve në këtë rast ka qenë edhe njëri nga imamët e Zhurit, Afrim Memaj, i cili tha se, tragjedi të këtilla , e cila na ka prekur të gjithëve, lusim Zotin që mos të na përsëriten më. Ndryshe, me datën 23 Mars të këtij viti, në një aksident trafiku në rrugën Prizren- Zhur, ku ishin përfshirë një veturë dhe një kamion, kishin humbur jetën, Ramiz Sope 50 vjeç , dhe dy djemtë e tij, Behari 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, të cilët në momentin kritik ndodheshin  në veturë./TV Prizreni/

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit