PLUSI I JAVËS NË PRIZREN: Pajtimi i familjes Sope nga Zhuri dhe Hajredini nga Randobrava

Familja Sope nga Zhuri, u pajtuar me familjen Hajredini nga Randobrava.

Tre anëtarë të familjes, Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, patën humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në aksin rrugor Prizren- Zhur.

Automjeti i tipit “Golf”, në të cilin ishin viktimat, ishte ndeshur me kamionin për pastrimin e borës, i cili vozitej nga anëtari i familjes Hajredini nga Randobrave.

Një ndër personat kryesor që është angazhuar që të arrihet deri tek pajtimi i këtyre dy familjeve, ishte kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit