22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Sot zgjedhet rektori i ri i UPZ-së

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, sot pritet bëhet me rektor të ri.

Këshilli Drejtues i këtij universiteti, të hënën, intervistoi kandidatët, ndërkaq që votimi e shtyu për të mërkurën(sot)

Në garë për rektor të UPZ-së, janë kandidatët: Ismet Temaj, Kadri Kryeziu,Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti.

Universiteti i Prizrenit nga muaj maji i viti të kaluar ka mbetur pa rektor. Ai, aktualisht funksionon me ushtrues të detyrës.

Zgjedhja e rektorit të ri të UPZ-së, Ismet Temaj, u pat kontestuar nga ish-rektori, Ramë Vataj, duke e quajtur të paligjshëm.

Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Temaj, ishte përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit.

Rasti përfundoi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i cili pezulloi përzgjedhjen.

Këshilli Drejtues, ndërkaq në dhjetor të vitit të kaluar pati zgjedhur Ismet Temajn për ushtrues detyre të rektorit të UPZ-së. Po ashtu, në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Lajmet e Fundit