13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Prizren / Maturantët e Gjimnazit “Loyola” solemnisht e përmbyllin vitin shkollor

 

Mes emocionesh dhe krenarisë për rezultatet e arritura, maturantët e Gjimnazit “Loyola” në Prizren, sot e kanë përmbyllur shkollimin e tyre në këtë shkollë.

Në amfiteatrin e shkollës, ata kanë organizuar një program të veçantë, ku bashkërisht kanë kënduar e vallëzuar, ndërsa në përfundim të orarit mësimor, për ta është organizuar një ceremoni përshëndetëse e lamtumirëse e veçantë nga stafi drejtues, mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e parlamentit të nxënësve.

Një numër i caktuar maturantësh të kësaj shkolle kanë fituar të drejtën për të vijuar studimin në Gjermani, në kuadër të shkollimit profesional, ndërsa një numër tjetër do të studiojnë si në universitetet vendoere, ashtu edhe në universitete prestigjioze jashtë vendit.

Gjimnazi “Loyola” tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për provimin shtetëror të Maturës dhe për provimin e Arritshmërisë për klasat e nënta

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Zyrtare: Kosova voton më 7 qershor

U.D presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve. “Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës...

Lajmet e Fundit