14 qershori, ditë pushimi për gjithë punonjësit e komunës së Rahovecit

Në bazë të nenit 13 dhe nenit 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040,(Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008) nenit 7 paragrafi 2.1, 74 dhe 92 paragrafi 1 dhe 4 të Statutit të Komunës së Rahovecit, Nr. 1005 i datës 29.03.2017, kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka marrë vendimin për pushim për të gjithë punonjësit e Komunës së Rahovecit.

“Pika 1 e Vendimit thotë 14 Qershori 2019, ditë e Premte, për të gjithë punonjësit e Komunës së Rahovecit do të jetë ditë pushimi. Pika 2 e Vendimit thotë Data 14 Qershor 2019, do të jetë ditë pushimi për nder të Ditës së Çlirimit të Rahovecit. Për zbatimin e Vendimit të nënshkruar nga Kryetari, do të kujdeset Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Drejtoria për Arsim dhe Zyra e Personelit në Komunën e Rahovecit”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Rahovecit

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Lajmet e Fundit